Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, me kryetarin e Kuvendit Komunal Dr. Ilir Çapunin dhe nënkryetarin e Komunës Astrit Hoxhën, ka vizituar objektin e hotelit të kompanisë Karisma në Plazhin e Madh, i cili përdoret për vendosjen e shtetasëve tanë që vijnë nga jashtë, për qëndrim gjatë periudhës të karantinimit.  

Kryetari Nrekiq gjatë vizitës theksoi se Trupi Koordinues Shtetëror i Malit të Zi, në bashkëpunim me Ushtrinë e Mali të Zi dhe pronarët e hotelit Karisma, janë angazhuar tej mase që pushimoret e përmendura në nje afat të shkurtë kohor të përshtaten për nevojat e tejkalimit të krizës dhe luftës kundër korana virusit. “Momentalish në karantinë janë vendosur 111 qytetarë, të cilët në Mal të Zi kanë ardhur nga shtete të ndryshme. Ato aty do të qëndrojnë gjatë periudhës të karantinimit, ku do të përcjellet gjendja e tyre dhe ku do t’i ofrohet përkujdesja e nevojshme shëndetësore, për të eleminuar mundësinë e infektimit me virus” – shtoi kryetari Nrekiq.  

Udhëheqësi i karantinës Miroslav Jokiq, njoftoi kryetarin Nrekiq për numrin e personave në karantinë, kushtet e mira që posedojnë hotelet e kompanisë Karisma të cilët i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe rregulloret e tjera për objektet karantinuese.

By admini