Instituti për shëndetin publik në Mal të Zi ka publikuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirur. Deri me sot me koronavirus janë të prekur 67 persona, trasnmeton Ulqini Online.
Situata më e rëndë është në qytetin e Tuzit ku numri i të infektuarëve ka shkur në 26 veta.
Në qytetet tjera situata është si në vijim: Podgorica 25 persona, Herceg Novi 4, Budva 4, Tivari 3, Ulqini3, Andrijevica 1 dhe Danillovgrad 1 persona.
Deri tani në Mal të Zi ka vdekur një person.