Festat e Flamurit 28 Nëntori – Pavarësia e Shqipërisë, në St.Francis College Brooklyn

Nga Beqir Sina

BROOKLYN NY : Në kuadër të veprimtarive që po zhvillohen këto ditë për 107 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në njërin nga ambjetet e kolegjit St.Francis College, në Brooklyn, dega e Rrenjëve Shqiptare, nga ky kolegj, festoi kuq e zi.

“ishte një eveniment shumë i veçant për klubin tonë “Rrenjet Shqiptare”, pasi për herë të parë organizuam një aktivitet kushtuar festave të Nentorit, së bashku me studentë, prindër, artistë, gazetar, politikan, vallëtar dhe shumë personalitete të politikës, fushave të biznesit dhe medias, të cila u bënë pjesë e festës së Flamurit kuq e zi 28 Nëntori Pavarëisë së Shqipërisë,” shkruan Arkelino Hila, në statusin e tij në Facebook.

Ai në emër të këtij klubi ka përcjellur edhe një falenderim të vecantë për:

Marko Kepi – Presidenti i Albanian Roots
Marin Mema – Gazetar
Faik Nika – Kryetar Keshilli i Shqipetareve ne Mal te Zi
Edon Molla – kengetar/artist
Gjystina Bojaj – kengetre/artist
Grupi Nora e Kelmendit – valletar/artiste
Dj Edi – artist
SFC Multicultural Affairs
Albanian Roots

Ndërsa, kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare , kandidat për deputet në Asamblenë e Nju Jorkut, shkruajti në llogarinë e tin në Facebook, për këtë vperimtari se : “Dua të falenderoj klubin e studentave shqiptar “Albanian Roots at St. Francis” për këtë aktivitet të mrekullushem. Ju jeni e ardhmja! Jam Krenar me ju! Falenderim i vecantë Presidentes Fatime Duka,️ Arkelino Hiladhe Kledi Roda”

By admini