Në bazë të nenit 7 të Vendimit për botimin dhe financimin e gazetës javore në gjuhën shqipe “Koha Javore”, Flet. Zyr. MZ 1/15, KKSH paraqet këtë: SHPALLJE PUBLIKE PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT PROGRAMOR TË MEDIAS PUBLIKE JAVORE “KOHA JAVORE”
Të drejtë konkurrimi kanë: të gjithë personat fizik të aftë për punë. Kandidatët duhet të kenë: nënshtetësinë e Malit të Zi, arsim superior (përgatitje të lartë shkollore), të kenë mundësi të kryejnë funksionin e anëtarit të Këshillit Programor, të mos jenë në ndjekje penale, që i bën të papërshtatshëm për këtë funksion.
Nuk kanë të drejtë konkurrimi: deputetët, këshilltarët, funcionerët e partive dhe subjekteve politike (kryetarët, nënkryetarët, sekretarët, anëtarët, anëtarët e kryesive, kryetarët e njësive vendore), persona të emëruar nga pushteti qëndror apo vendor. Po ashtu nuk kanë të drejtë as personat që janë të angazhuar në subjekte mediatike ose janë pronarë apo bashkëpronarë të mediave të shkruara dhe elektronike.
Këshilli Programor i “Kohës Javore” përbëhet nga 5 anëtarë.
Konkursi zgjatë 15 ditë nga data 04.11.2019 deri më datën 18.11.2019. Konkursi do të publikohet në media të shkruara dhe elektronike në Mal të Zi, gjithashtu, do të publikohet në web-faqen e Këshillit dhe në tabelën e publikimeve në zyren e Këshillit.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë këto dokumente:
-Fletëparaqitjen së bashku me biografi të shkurtër (CV);
-Dëshminë për nënshtetësi (fotokopjen e letërnjoftimit ose pasaportës);
-Fotokopjen e diplomës për arsimin e mbaruar;
-Dëshminë e përvojës së punës (fotokopjen e librezës së punës);
-Deklaratën që nuk është i/e angazhuar në organet apo strukturat partiake, që nuk është pronar ose bashkëpronar në media të shkruara dhe elektronike;
-Vërtetimin nga gjykata kompetente që kandidati nuk është nën hetime.
Dokumentacioni i sipërpërmendur, mund të dorëzohet përmes Postës ose në zyrën e KKSH-së në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Për konkurs për Këshill Programor të Kohës Javore” në adresën: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Rr. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu p.nr. Ulqin, çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në ora 14:00.
Në fletëparaqitje është e pëlqyeshme që kandidati të paraqesë edhe planin e zhvillimit ose vizionin e tij për realizimin e misionit për çka është themeluar gazeta javore.
Fletëparaqitjet e paplotësuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
KOMISIONI PËR SHPALLJEN E KONKURSIT PËR ANËTARËT E KËSHILLIT PROGRAMOR TË “KOHËS JAVORE”
Shënim:
Personi kontaktues , Adriana Hoxha, Tel: +382 67 741 255