Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi  u jep dorën në kuvend të gjithë këshiltarëve, por harron gazetarët

 

 Shkruan Gjekë Gjonaj

 

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrkeiqi, edhe sot  sikur dje,  ishte i pranishëm në seancën e  Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Për dallim nga dita e djeshme  kryetari Nrekiq, në momentin e  hyrjes së tij në sallën e parlamentit  vendor, në atmosferë pune,  bëri një veprim   të pazakontë dhe të paparë ndonjëherë në jetën e pluralizmit politik  në Kuvendin e Ulqinit .

Nrekiqi  , para se të ulej në  rendin e parë të ulëseve në kuvend, shfrytëzoi rastin që t’u japë dorën secilit këshilltarë veç e veç. U tregua shumë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm ndaj çdo  këshilltari të cilit me buzëqeshje i shtrëngoi dorën.

Ky gjest simpatik  u mirëpritë dhe për momentin shkaktoi relaks në parlamentin e Ulqinit, edhe pse harroi  pa ua dhënë  dorën gazetarëve të pranishëm në  kuvend. Megjithatë, kjo  nuk e ka zbehur këtë gjest të kryetarit Nrekiq, i cili  po të  krahasohet me të kaluarën nga tradita e shqiptarëve  do të  mund të vlerësohet si mjaft burrëror, njerëzor e fisnik.

By admini