Tivari, FB

Të dielen në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet lokale në 11 komuna. Në mesin e këtyre komunave ishte edhe Komuna e Tivarit ku banon një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve. Numri i shqiptarëve në këtë komunë sipas statistikave të regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2011 ishte 2515 veta ose rreth 6% e popullsisë së këtij qyteti, shkruan Ulqini Online.

Numri i mësipërm i popullsisë si pasojë e emigrimit, sidomos nga zona e Krajës viteve të fundit ka vazhduar të ketë rënie.

Por çka bie në sy në zgjedhjet lokale në këtë komunë është numri shumë i vogël i shqiptarëve që votojnë subjketet shqiptare. Kështu, në zgjedhjet e fundit nga 21162 votues të dalur në zgjedhje, vetëm 163 vota ishin për koalicionin ”Shqiptaret për Tivarin”, e vetmja listë shqiptare në zgjedhjet në këtë komunë.

Shqiptarët në Tivar, trend në rritje edhe në të gjitha vendet tjera kuj jetojnë, kanë filluar ti braktisin subjektet shqiptare. Tek kjo situatë është arritur nga shumë arsye por që më dominantja është pasi subjektet shqiptare janë pothuajse të shkrira në partitë DPS dhe SD, parti që qeverisin në nivel qendror.

Kështu në Ulqin, pas zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti, subjektet shqiptare – të gjitha pa asnjë përashtim kishin numrat që të qeverisin vet në këtë komunë por për shkak të inateve personale, për hir të disa posteve dhe privilegjeve dhe sidomos kush të rri sa më afër DPS-it u nuk e bënë një gjë të tillë.

By admini