KK “ULQINI” VAZHDON TRADITËN E SUKSESEVE TË ARTA
Klubi i karatesë “Ulqini” sot, më 26.05.2018, kryesisht me garues të rinj mori pjesë në turneun ndërkombëtar të karatesë “Danillovgrad Open 2018 “, në të cilin morën pjesë 32 klube nga 6 shtete me mbi 550 garues.
KK “Ulqini” në mesin e 32 klubeve u rendit i treti në renditjen e përgjithshme në bazë të medaljeve të fituara, kështu mësohet nga SHËRBIMI INFORMATIV I KK “ULQINI”.
Klubi i karatesë “Ulqini” në këtë turne u paraqit me 22 garues, të cilët arritën të fitojnë 30 medalje: 10 medalje të arta, 6 të argjendta, 14 të bronzta dhe me një kupë në renditjen e përgjithshme.
Me medalje të arta në disiplinat individuale kata dhe luftëra u kurorëzuan: Diellëza Rama – 2 të arta, Vasilisa Miranoviq – 2 të arta, me nga një të artë u kurorëzuan Albert Rudoviq, Paskual Koçoviq, Simon Simonoviq, Amella Xhurreta, Stefani Selimoviq. Me medalje të argjendtë u kurorëzua Ridvan Xhurreta, Ardita Dibra, Medin Xhurreta, Izabella Hakanjin, Lejla Nishiq. Me dy të bronzta u kurorëzua Smajl Zulfaj, kurse me nga një të bronztë u kurorëzuan Aleks Simonoviq, Rejan Xhurreta, Fatmir Zulfaj, Stefani Selimoviq, Armin Lajka, Allmir Peri, Riad Tafa, Ardita Dibra dhe Simon Simonoviq.
Në disiplinat ekipore kata me medalje të argjendtë u kurorëzua ekipi i parë djemve i gjeneratës 2007/2008, i cili ishte në përbërje nga Riad Tafa, Simon Simonoviq dhe Paskual Koçoviq, kurse me medalje të bronztë u kurorëzua ekipi i vajzave i gjeneratës 2007/2008, i cili ishte në përbërje nga Izabella Hakanjin, Stefani Selimoviq dhe Vasilisa Miranoviq, poashtu me medalje bronztë u kurorëzua ekipi i dytë i djemve i gjeneratës 2007/2008, i cili ishte në përbërje nga Armin Lajka, Allmir Peri dhe Medin Xhurreta.
Në disiplinat ekipore luftëra me medalje të artë u kurorëzua ekipi i juniorëve, i cili ishte në përbërje nga Albert Rudoviq dhe Ridvan Xhurreta, kurse me medalje të bronztë u kurorëzua ekipi i djemve i gjeneratës 2007/2008, i cili ishte në përbërje nga Riad Tafa, Simon Simonoviq dhe Paskual Koçoviq.
Kryetrajneri Kujtim Sukaliqi shprehet që është shumë i kënaqur me rezultatet e arritura të garuesve, pasi që këto rezultate janë të vazhdueshme dhe kurrë nuk mungojnë, por përkundrazi dita-ditës janë edhe më të mëdha.