Të nderuar miq,
Ne që po Ju drejtohemi jemi Merita Çaushi – Dervishi dhe Husejn – Ceno Dervishi nga Ulqini, prindër të tre vajzave: Jetës, Fjollës dhe Aritës.

Në vitin 2009, vajzës tonë të madhe Jetës, asokohe 9 vjeçare,iu diagnostikua kanceri në tru. Urgjentisht u dërgua dhe u operua me sukses në Qendrën spitalore të Beogradit.

Pas operacionit gjërat po shkonin kah e mira. Jeta iu rikthye shkollës, ndërsa ne prapë pamë dritë në horizont.Menduam që ankthi ynë mori fund.

Por, kjo ndjenjë gëzimi u venit shpejtë. Pas një kontrolli të rregullt në vitin 2013, mjekët dyshuan se Jetës iu rikthye kanceri dhe vendosen ta operonin për së dyti. Për fat të mirë dyshimet u treguan si të gabuara, mirëpo operacioni i dytë dhe komplikimet që vijuan më pas, shkaktuan që vajza jonë, sot 18 vjeçare, prej atë ditë të jetë e palëvizshme nga qafa poshtë dhe të marrë frymë përmes trakeotomisë.

Tërë këto vite para familjes tonë ishte vetëm një qëllim, që me fuqinë e vullnetit dhe dashurisë t’imundësojmë Jetës, në këto rrethana, një jetë sa më të bukur. Nuk rreshtëm kurr së shpresuari, nuk u dorëzuam asnjëherë, pavarësisht barrierave që shfaqeshin rrugës.

Pak kohë më parë, fal angazhimit të njerëzve të mirë, na u hapën dyert e spitalit CERENEO,në qytetin Vitznau të Zvicrës. Ky institucion shëndetësor dhe hulumtues është qendër e specializuar për neurologji dhe rehabilitim. Me metoda dhe programe bashkëkohore të terapisë, si dhe me teknologji më të fundit inovative, aty i mundësohet pacientëve shkalla më e lartë e mundshme e jetës së pavarur dhe të pakufizuar. Atë çfarë ne duam për Jetën është pikërisht atë çfarë ato mundësojnë: rritjen e cilësisë së jetës.

Por, erdhëm në pikën kur vullneti dhe dashuria e jonë, sado e madhe qoftë, nuk mjaftojnë. Tani Jetës dhe neve na nevojitet mirësia e njerëzve të gatshëm të ndihmojnë.

Stafi i Spitalit, duke u bazuar në dokumentacionin e detajuar mjekësor të Jetës, rekomandoi trajtimin 8 javor. Nga ana tjetër, shpenzimet e përgjithshme për 4 javë trajtim mjekësor kushtojnë saktësisht 147.180 CHF, apo 125.105,94 Euro (pa TVSH).

Ne jemi të vetëdijshëm që kjo është një shumë jashtëzakonisht e madhe, por zgjodhëm ta shikojmë atë si një sfidë, barrierë të radhës, të cilën me ndihmën Tuaj mund ta kapërcejmë.

Prandaj Ju lutemi që të na ndihmoni që Jetës t’imundësojmë jetë, që me donacionet Tuaja të jeni me ne në periudhen e vështirë që kemi para.

Poashtu,Ju lutemi që mos të hezitoni të na kontaktoni për çdo informacion shtesë.

Ne, familja Dervishi, Ju falënderojmë paraprakisht.

Përshëndetje të përzemërta,
Merita dhe Husejn – Ceno Dervishi.

P.S. Bashkëngjitur Ju dërgojmë dokumentacionin e dërguar nga spitali “CERENEO”, si dhe të dhënat e nevojshme për pagesa (donacione) nga jashtë shtetit.

Të dhënat për Mal të Zi.

Nr. Xhirollogaris – Erste Banka
540 – 3212371358
Emri i përdoruesit:
Jeta Dervishi

Të dhënat jashtë Malit të Zi:

Account With Institution – BIC
OPPOMEPG Erste Bank AD Podgorica, Podgorica, ME
Beneficiary Customer – Name & Addr
(IBAN/ Acc. Number)
ME25540000003212371358
(Name of ben. Customer)
JETA DERVISHI
(Full address of ben. Customer)
PRISTAN BB, 85360 ULCINJ , MONTENEGRO

By admini