Ndihmë familjes së Kasem Beharoviqit
Komuna e Ulqinit dhe afaristët do të ndihmojnë familjen e Kasem Beharoviqit të cilit ditë më parë iu dogj shtëpia dhe humbi gjithça që kishte.
Kështu u ra dakort në takimin e inicuar nga kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me afaristët e Ulqinit dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame. Ata, pasi më për së afërmi u njoftuan për pasojat e shkaktuara nga zjarri në banesën e Kasem Beharoviqit dhe për faktin që familja prej disa ditësh është në qiell të hapur, njëzëri u dakorduan që pahumbur kohë te fillojë ndërtimi i banesës së re. Afaristet sejcili nga veprimtaria e tij u shprehën të gatshëm që të ndihmojnë familjen Beharoviq, kështu mësohet nga Komuna e Ulqinit.
Në fund kryetari i Komunës së Ulqinit edhe njëherë i shprehu falenderime dhe konsiderata përfaqësuesve të biznesit të cilët çdo herë kur e lyp nevoja janë të gatshëm të ndihmojnë.