Nënkryetari i Këshillit Rinor të DPS-së së Tuzit Marjan Junçaj ka shumë gjasa të jetë kryetari i komunës së Tuzit, mëson portali Malesia.org nga burime ende jozyrtare.
Junçaj përndryshe është Këshilltarë në Ministrinë e Financave të Malit të Zi.
Vendin e nënkryetarit do ta ketë Partia boshnjake, ndërsa Unioni Demokratik i Shqiptarëve do të mbajë kryetarin e Kuvendit.
Pushtetin në komunën e Tuzit, Komunë e Kryeqytetit, do ta vazhdojnë partnerët e deritashëm, DPS-ja, Partia boshnjake dhe UDSH-ja, së bashku edhe me Socialdemokratët.
Në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit, DPS-ja ka fituar 14 mandate, Partia boshnjake 3, UDSH 2 dhe Socialdemokratët 1 mandat. /MALESIA.ORG/