Nga Times Square Beqir SINA
“Këtë vit, topi me kristale Waterford kishte temën “Dhurata e qetësisë dhe paqes”
TIMES SQUARE NYC: Më shumë se një milion banorë dhe turistë të Nju Jorkut, kanë sfiduar temperaturat e “çmendura” minus 10 gradë celsius, për të pritur minutat e parë të Vitit të Ri në sheshin Times Square, në zemër të qytetit.
Njerëzit thanë se kishin ardhur për të festuar dhe zënë nji vend në mes të sheshit, në më shumë se 12 orë para nisjes së Vitit të Ri 2018.
Zyrtarët thënë se këtë vit ka pasur më pak njerëz në sheshë në krahasim me vitet e tjera, duke supozuar se arsye kryesore, mund të ketë qenë moti i ftohtë, dhe i pa përballueshem për shumë njerëz.
Megjithatë, çdo gjë ka qenë e përkryer njofton Bota sot, nga Nju Jorku, mbasi masat e sigurisë ishin jashtëzakonisht të mëdha në të gjithë qytetin e Nju Jorkut, dhe veçanërisht në sheshin Times Square e për rreth tij.
Aty ku njujorkezët, artistët e famshëm dhe turistët nga e gjithë bota erdhën dhe e mbushën sheshin e famshëm të qytetit Times Square, në mes të një të ftohti polar, minus 10 gradë Celsius, ku çdo gjë për rreth ishte e ngrirë, për të shënuar fillimin e vitit 2018 me një rënie të shëndrritshme të topit të kristalt.
Rënie e topit në Nju Jork, ka qenë katër herë nën temperatura rekord, ato të një të ftohti polar; ishte minus 1 gradë Celsius në 1907, në 1962 ajo ishte minus 11 gradë Celsius, dhe në 1939 dhe 2008 ajo minus 18 gradë Celsius, dhe kjo e mbrëmë minus 10 gardë Celsius.
Festa e Vitit të Ri, është një traditë më shumë se 100 vjeçare në Nju Jork.
Festa e parë, daton në Times Square më 31 dhjetor të vitit 1907. Kur, një ballonë me avull ra nga lart në mes të njerëzve që po numëronin si tani sëprapëthi 10 sekondat e fundit të Vitit të ri .
Këtë vit, topi ishte 12 metra në diametër, peshoi 11.875 paund dhe ishte i mbuluar me 2.688 trekëndësha të kristalta, që ndryshojnë ngjyrat si një kaleidoskop, ndriçuar nga 32.256 dritat LED.
Trekëndshat e kristalta janë të prerë në të dy anët me një model të veçantë, duke lejuar dritat LED nën të të shkëlqejnë dhe të reflektojnë me madhështi paparë. Duke krijuar simbas tyre, në qiellin e lartë mbi gradaciele një simbol që thirret “Udhëkryqet e Botës”, ky krijim është e mahnitshme me pamje më unike në të gjithë Times Square, dhe planetin.
Ndërkohë, kur rënia e parë e topit ndodhi në vitin 1907, ajo u bë prej hekuri dhe druri dhe u dekorua me 100 llamba të lehta 25 vat. Festimi i parë në këtë zonë( jo me globin) ndodhi në vitin 1904, viti kur u inagurua edhe linja e parë e metrosë së qytetit, Subway, e cila është e gjitha e nëndheshme.
Këtë vit festimi u dallua për sigurinë e cila ishte e pashembullt dhe për temperaturat rekord, kurse njërëzit e ndien veten më të sigurt, dhe më të ngrohtë, teksa përcollën ndrrimin e moteve mes një entusiasmi , dashurie për njeri tjetrin, urime dhe përshëndetje të pafund ;Gëzuar Vitin e Ri 2018.
Topi i kristal ra në orën 12 të mesnatës mes shpërthimit spektakolar të fishekzjarreve të shumta, për rreth shtizës së lart mbi një gradaciel, ndërsa kori i 1 milion njerëzve në shesh nisën të numërojnë edhe 10 sekondat e fundit të lënjes pas të një viti dhe ardhjes së bukur të Vitit të Ri 2018 .
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij bashkëshorta dhe fëmijët, shtypi butonin që aktivizoi zbritjen e topit gjigant në Nju Jork duke shënuar ndërrimin viteve.
Mbi shtatë milion dollarë thanë zyrtarët u shpenzuan për sigurinë dhe argëtimin për aktivitetin e Vitit të Ri, i cili ndiqet kudo në botë.Departamenti i policisë vlerëson se festimi i Vitit të Ri në qytetin e Nju Jorkut, kushtoi 7.5 milionë dollarë për të bërë sa më të sigurtë festën e ndrrimit të moteve.
Super stari Mariah Carey, e cila pasi u kritikua për performancën e vitit të kaluar, këtë vit e bëri atmosferën më të zjarrtë në shehin Times Square, përmes grupit të saj “Dick Clark’s New Year’s dhe Rockin ‘Eve & Ryan Seacrest”. Ajo ishte e veshur me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, dhe kishte hedhur krahve një pallto e mbuluar me gëzof të bardhë, duke kënduar disa këngë të viteve 1990 ; “Vizioni i Dashurisë” dhe “Heroi”.
Përveç një milion turistëve që e pritën në mes një të ftohti rekord festimin e Vitit të Ri në Sheshin Times Square, sipas statistikave mbi 300 milionë njerëz e kan ndjekur transmetimin në televizionet e tyre, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në mbarë botën, shkruan shty njujorkez sot më 1 Janar 2018.