Pamje nga OT Ulqin

Në Ulqin nga e shtuna e fundit të viti që sapo lëmë pasë kishin filluar një seri aktivitetesh në kuadër të programit të Vitit të Ri të organizuara nga Komuna e Ulqinit dhe Organizata turistike e qytetit.

KËNDI DIMËROR 2018, aktivitete të ndryshme për fëmijë si dhe bazarin i Viti të ri, ku morën pjesë të gjithë fëmijët e kopshteve dhe shkollave fillore të Ulqinit ishin aktivitet e së shtunës. Në shetitoren e Plazhit të vogel ishte vendosur figura e Baba Dimrit ku të gjithë fëmijet kishin mundësinë të bëjnë fotografi të ndryshme dhe të fitojnë dhurata.

Të dielen mbrëma në ambient të hapur dhe nën ritmet e muzikës nga grupet ”Fisnikët” dhe ”Tri gusht” qytetaret patëm mundësi kurse të rinjtë edhe e shfrytëzuan duke u argëtuar dhe pritur ndërrimin e viteve në shetitoren e Ranës.

Mbrëmja ka vazhduar edhe në lokale të ndryshme të qytetit të cilët poashtu kishin organizuar pritjen e ndërrimit të viteve.

Por duhet shtuar se natën e ndërrimit të viteve pjesa më e madhe e qytetarëve e kalon në shtëpitë e tyre dhe sikur kjo është bërë edhe tradicionale.

Edhe sonte në qytet ka organizime të shumta.

Më poshtë mund të shikoni momente nga atmosfera e mbrëmshme në qytetit e Ulqinit.

 

By admini