UN – NEW YORK : Ambasadorja Nikki Haley fton 65 vende që nuk e kundërshtuan njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga Trump. Një ftesë zyrtare, kjo, kur për herë të parë mbas 27 vjetëve të ri-vendosjes së marrëdhënijeve diplomatike, mes Shqipërisë dhe SHBA, mungon ftesa për diplomacinë shqiptare në Nju Jork.
Mirëpo, në ftesën zyrtare, tha një burim i besueshëm shqiptar, që nuk e pa të nevojshme të indetetifikohet, se :” Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, ka marrë ftesë zyrtare, dje, dhe do të jetë me 3 janar në Plaza One – në Kombet e Bashkaura, në mesin e 65 shteteve të ftuar në pritjen vjetore që mban për trupin diplomatik, Misioni i SHBA, në OKB, ambasadorja Nikki Haley”
Një fakt tjetër e ftuar është edhe Maqedonia, që nuk mori pjesë në votim, por lëshoi sallën në momentin e votimit.
Ndërkohë, Kosova, që s’bën pjesë në OKB, deklaroi sipas Presidentit Thaqi se ajo do të kishte votuar ndryshe. Këtë qëndrim e ka zbuluar vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një dekleratë për shtypin kosovar.
“Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.
I pari i vendit ka thënë se Kosova do të rreshtohej krah Amerikës, “pa marrë parasysh se si do të votonin të tjerët për këtë çështje”
Bota sot drejtpërsëdrejti nga eventi, ishte e para që njoftoi se Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, deklaroi se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara.
Haley i bëri komentet gjatë pritjes së organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork dhe Dhoma Amerikane në Kosovë, ku ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në OKB, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare e të bizneseve amerikane, njoftoi Bota sot duke shtuar se Diplomatja e lartë nuk la pa përmendur dhe faktin që bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.
“Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar. Ne po përpiqemi që Kosova të marrë njohjen e të gjithë vendeve në OKB dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova ta fitojë njohjen”, tha Haley.
Arsyeja që e bëjmë këtë, vazhdoi Haley, është se kemi disa vlera të përbashkëta: respektojmë njëri-tjetrin, besojmë tek njëri-tjetri e kemi të njëjtat vlera demokratike. Ajo kujtoi sesi shqiptarët e Kosovës u treguan të gatshëm të ndihmonin kur Teksasi u godit nga uragani këtë vit e shtoi se kjo flet për lidhjet që dy popujt ndajnë mes tyre.
Ambasadorja la më tej të kuptohej se prania e saj në event ishte dhe një mesazh i qartë i faktit se Amerika do të vazhdojë të mbetet një vend mik për Kosovën
Gjithashtu, në një email të siguruar po nga Bota sot , Haley, duket se ftoi ato 65 vende ku ajo shkruan në rrjetin social Facebook, faqja zyrtare e Misionit të SHBA, se “ Jeni të ftuar në një pritje për t’ju falënderuar për miqësinë tuaj me Shtetet e Bashkuara”.
Haley tha se rezoluta, e cila kaloi me një shumicë madhore, ishte një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ndaj të drejtës se tij për të ushtruar politikën e vet sovrane. Ajo paralajmëroi se mocioni mund të shkaktojë që SHBA të tërheqin fondet nga OKB.
“Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë këtë ditë,” tha ajo, ditën kur u sulmua në Asamblenë e Përgjithshme për ushtrimin e sovranitetit të saj. SHBA “do të kujtojë” sesi iu kërkua përsëri që të japë kontributin më të madh nga çdo vend në OKB, tha ajo, dhe ajo do ta kujtojë votën kur vendet e tjera t’i kërkojnë ndihmë SHBA-së.
“Kur ne japim kontribute bujare në OKB, ne gjithashtu presim që ne do të respektohemi”, tha Haley. “Na kërkohet të paguajmë, por nuk respektohemi”. Haley tha se ajo nganjëherë pyeste veten se përse Izraeli, i trajtuar padrejtësisht për një kohë të gjatë nga OKB, mbeti anëtare e organizatës. Por, ajo tha, ajo e kuptoi se Izraeli duhet të luftojë për interesat e tij.
“Amerika do të vendosë ambasadën tonë në Jeruzalem,” theksoi ajo, kështu që vota nuk do të ketë ndikim në politikë. Por votimi do të ndikojë në mendimin e amerikanëve për OKB dhe vendet e saj përbërëse, tha ajo.