Tashmë është edhe zyrtare, zgjedhjet lokale në Ulqin do të mbahen me 4 shkurt të vitit të ardhshëm. Në mënyrat nga më të ndryshmet partitë politike kanë filluar përgaditjet për këta zgjedhje në mënyrë që të arrijnë rezultat sa më të mirë.
Si favorit kryesor për të fituar dhe për të dalur partia më e madhe nga këto zgjedhje është partia kryesore që qeverisë edhe në nivel qendror, ajo e DPS-it. Kjo parti edhe në legjislaturën aktuale ka më së shumti këshilltarë, 9 të tillë.
Numri i këshilltarëve të partive tjera në këtë legjislaturë është si më poshtë: Forca ka 8 këshilltarë, Partia Demokratike ka 4, UDSH – 3, Lëvizja Perpsektiva – 2, URA (si të pavarur) -2, SDP -2, LD në MZ – 1, Fronti demokratik 1 dhe SNP 1.
Nësë partia e DPS-it do të fitojnë numrin më të madh të këshilltarëve, për këtë gjasat janë shumë të mëdha, atherë kjo parti do të ketë edhe do të marrë edhe pozitën e të parit të Komunës së Ulqinit. Këtë hapur e tregon edhe i pari i këtij subjekti për Ulqin, Loro Nrekiqi.
Nrekiq në një intervistë për TV Vijesti thote se nëse pas këtyre zgjedhje do të dalin si partia më e fortë në Ulqin, atherë edhe gjasat janë shumë të mëdha që kësaj partie ti takojë edhe pozita e kryetarit të Komunës së Ulqinit. Më posht nga minuti 1:25 mund të ndegjoni intervistën e Nrekiqit për TV Vijesti.
E përditshmja tjetër malazeze Dan shkruan se si i pari i listës nga parti DPS për zgjedhjet e shkurtit me shumë mundësi do të jetë i pari këtij subjekti në Ulqin, pikërisht Loro Nrekiq.
Nga e gjitha kjo, mundësit më të mëdha janë që pozita e kryetarit të Komunës së Ulqinit ti takojë edhe të parit të këtij subjekti në Ulqin.
Nëse DPS do ta marrë pozitën e kryetarit të Komunës së Ulqinit, atherë kjo do të ishte rasti i parë që nga koha e fillimit të sistemit shumëpartiak në Mal të Zi. Deri tani kjo pozitë është mbuluar nga kuadrot e subjekteve poltike shqiptare.