Komuna e Ulqinit edhe ditën e merkurë ka dalur me një kumtesë për opinion ku akuzon gazetarin dhe drejtorin e OJQ ”Ul Info” Mustafa Canka. Dje Canka nëpërmes portalit ulinfo i ka quajtur pretendimet e Komunës së Ulqinit si të pabaza.
Kumtesen e plotë të kabinetit të kryetarit të Komunës së Ulqinit mund ta lexoni më poshtë.

Për hirë të opinionit jemi të obliguar që ti shpallim faturat të cilat Mustafa Canka i ka dërguar me shkresën e 2.11.2017. Nga ato shihet që asnjëra nga to nuk është e protokoluar dhe e nënshkruar nga asnjë person i autorizuar në Komunën e Ulqinit. Por i zënë ngusht në veprën e tij, ai nuk zgjedh mënyrën kinse të demantojë atë që është e pamundur të demantohet. Duke u nisur nga parolla që sulmi është mbrojtja më e mirë,ai bile sprovon që ti japë ligjerata edhe gjykatës ekonomike dhe në mënyrë agresive tenton  ti mbajë privilegjet të cilat i ka pasur deri tani.

Është fakt i njohur nga të gjithë, që Canka për një grusht eurosh ia ka shitur përkrahjen e vet disa ish garniturave udhëheqëse të komunës së Ulqinit, nën maskën e „reklamimit“ në portalin e tij, por ajo kohë ka kaluar dhe ai nuk mund të pajtohet me këtë fakt. Flet për gjoja disa grindje dhe refuzim të kryetarit të komunës ti pagojë faturat, por si mund të pagohen faturat të cilat NUK EGZISTOJNË në kontabilitetin e Komunës së Ulqinit.

E dështuar është edhe tentativa e tij që në këtë çështje ta kyçë edhe kryetarin e kuvendit, por me këtë rast iu themi të gjithëve, që çdo tentativë eventuale e përmirsimit, arkivimit, nënshkrimit dhe protokolimit të këtyre faturave do të trajtohet si fallsifikim, dhe për këtë do të njohtojmë prokurorin përkatës.
Në vazhdim ndodhet linku i faturave te derguara

 

By admini