Mbledhja e fundit e Kuvendit të Ulqinit u karakterizua me mosmarrëvshje në mes partnerëve kryesor të koalcionit qeverisës në Ulqin, Forcës dhe DPS-it. E gjitha kjo erdhi vetëm një ditë pas vizitës së kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq në Ulqin i cili deklaroi së marrdhënjet në mes partnerëve të koalicionit këtu janë të shkëlqyeshme.

Përplasja ndodhi për shkakun se këshilltarët e Forcës dhe së bashku me ta edhe kryetari i Komunës Nazif Cungu lëshuan mbledhjen e parlamentit lokal të pakënaqur për miratimin e propozimit të vendimit rreth ndryshimit të çmimit të tregut për patundshmëri për vitin 2017. Me këtë ndryshim me të cilin u pajtuan dhe e votuan DPS-i dhe Partia Demokratike qytetaret e Ulqinit do të paguajnë më pak tatim në patundshmëri.

Largimi i Forcës dhe kryetarit Cungu nga kuvendi i Ulqinit si dhe kërkesa e tyre për rinumërim të votova e ka hidhëruar kryetarin e Kuvendit Loro Nrekiq që vjen nga radhët e DPS-it duke i’u drejtuar atyre  se ”duhet të mendojnë mirë se si sillen ndaj patneriut strategjik”, shkruan dan.

Rezultati i votimit për këtë pikë të rendit të ditës ishte 12 vota pro, 7 kundër dhe 3 të përmbajtur.

By admini