Të mërkurën mbahet edicioni i sivjetmë i FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR I GRAVE KRIJUESE ULQINI 2017, të cilin e realizon Shoqata “Harmonia”, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, në kuadër të kremtimit të Ditës së Komunës së Ulqinit.
Kanë konfirmuar pjesëmarrjen krijuese të artit letrar, skenik, muzikor dhe pamor nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.
Festivali mbahet në sallën e koncerteve të Shkollës së muzikës në Ulqin dhe fillon në orën 12,00.
Ky është aktiviteti i vetëm në Mal të Zi dhe vendet e rajonit,i cili i dedikohet artit krijues të gruas.Ai deshmon fuqinë e pamohueshme të produktit shpirtëror të gruas, shpesh i anashkaluar dhe i nënvlerësuar pa të drejtë, nga gjinia tjetër.
Shoqata “Harmonia”