Marrëveshja e koalicionit Shqiparët të vendosur me DPS për bashkëqeverisje në letër është mjaft shpresëdhënëse  për shqiptarët por që realizimi i pikave kryesore të saj si kthimi i Ullishtës së Valdanosit dhe Komuna e Malësisë, duket si vështirë e realizueshme.

 

E përditshmjja malazeze Dan e ditës së merkure njoftonpër një ndërprerje të ndarjes së posteve deri sa DPS të mos nënshkruajë propozim ligjin me anë të cilit Malësia në pranveren e këtij viti të bëhet komunë e plotë, si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Sipas marrëveshjes së nënshkruar në mes të DPS-it dhe koalicionit “Shqiparët të vendosur”, afati për realizimin e kësaj kërkese është 31 maji i këtij viti.

 

Duket se Komuna e Tuzit do të jetë testi i parë serioz i kësaj marrëveshjeje ndërsa menjeherë pas kthimi i Ullishtës së Valdanosit mund të vlerësohet si testi i dytë i saj. Mbetet për tu parë veprimi i palëve nënshkruese të koalicionit pas skadimit të datave të nënshkruara në marrëveshje.

 

Deri tani shqiptarët nga koalcioni qeverisës me DPS-in kanë arritur të marrin pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi si dhe ministrin për të drejtat e njëriut dhe pakicave.

By admini