Para 10 viteve në Ulqin, sidomos në zonat më atraktive të tij, pati një fluks të jashtëzakonshëm të blerjeve të patundshmërive nga ana e shtetasve nga Rusia. Asokohe kjo solli një rritje shumë të madhe të vlerave të patundshmërive në ato zona por edhe në zonat të tjera të qytetit. Cmimet e patundshmërive në Ulqin nga ajo kohë kanë mbetur pothuajse të pandryshuara cka ka bere qe vendasit te mos kene mundesi qasjeje ne ato zona.

Së fundmi një rast interesant vjen nga Shasi. Banorët e këtij fshati tregojnë për një familje ruse e cila është vendosur në një shtëpi në këtë vend. Edhe pse nuk dihet saktësisht nëse kjo familje ka blerë shtëpine dhe tokën përreth për momentin apo ështe vendosur me qera, ky paraqet rastin e parë të ardhjes së një familje nga Rusia e largët ne kete zone.

Shasi në Anë të Malit paraqet një ndër zonat më atraktive duke ditur se në këtë lokacion gjendet edhe qyeti historik i Shasit me liqenin e njohur të tij.

 

By admini