Ilustrim

Beqir SINA – New York

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York , mblodhi diplomatët e OKB , dhe figura prominente të komunitetit për të promovuar verën Stone Castel të Kosovës

Nju Jork, 19 dhjetor 2016: Në kuadër të aktiviteteve të saja të fundvitit, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, orgazinoj pritje për korin diplomatik të akredituar në Kombet e Bashkuara. Ndër të tjera, eventi kishte për qëllim promovimin e produkteve të verës Stone Castle, e licencuar për tregun amerikan.

Në pritje morren pjesë dhjetra ambasadorë me profil të lartë, dhe përfaqësues nga shtetet e Bashkimit Evropian pranë OKB-së, në New York, miq dhe diplomatë amerikanë, si dhe, ambasadorë dhe diplomat të rangjeve të ndryshme nga vende të ndryshme të Botës. Eventi u ndoq edhe nga një numër jo i vogël i gazetarëve të akredituar në Kombet e Bashkuara, përfaqësues nga jeta akademike dhe kulturore njujorkeze, si dhe disa aktivist dhe biznesmen shqiptaro-amerikan.

Mr. Ylber Kryeziu Minister Conselor at the General Consulate of the Republic of Kosova, shkruan në faqen e facebook , të kësaj konsullate, se :” Dhjetori në Nju Jork është një ndër muajt më të ngjeshur me aktivitete të cilat organizohen nga misionet e diplomatike, trupat e Kombeve te Bashkuara, organizatat dhe asociacionet me profil të lartë politik, ekonomik e kulturorë. Përkundër zhvillimeve dramatike të 19 dhjetorit, në disa shtete të vendeve mike, dhe agjendës së ngarkuar të përfaqesuesve të përhershëm lidhur me këto ngjarje, në pritjen e Konsullates se Republikës së Kosovës, moren pjesë Ambasadorët e shteteve prijese të Bashkimin Evropian. Kjo dëshmon edhe një here përkrahjen që vazhdon ta gëzoj Kosova nga partnerët euro-atlantik. Morën pjesë edhe ambasadorë dhe diplomatë të rangjeve të ndryshme nga vende të ndryshme të Botës”.

Si rrallëherë, thotë zoti Kryeziu, i cili mbajti dhe vendin e mikëpritsit në këtë evenet ngaqë Konsullja e Përgjithshme , Ambasadorja Sahatqija, ndodhet në takimin vjetor  të Ambasadorve Republikës së Kososvës në Prishtinë, “Testing Vine – Shijojeni Verën” e përcollën një numër jo i vogël i korrespondentëve të akredituar në Kombet e Bashkuara. Poashtu, të pranishëm ishin përfaqësues nga jeta akademike dhe kulturore njujorkeze, si dhe aktivist, dhe biznesmen shqiptaro-amerikan.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, me këtë rast duke falenderuar kompaninë Stonë Castle për përkrahjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, shfrytëzoj këtë rast të shpreh edhe një herë falenderimet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta për festat e fundvitit për të gjithë të pranishmit.

Avni Gecaj, që është një nga manaxhuesit kryesorë të kësaj vere për SHBA, djali i pronarit të gjigantit shqiptarë të prodhimit të verarve, Stone Castele nga Kosova, në New York, shkruan në llogarinë e tij në Facebook: “Ne ishim të privilegjuar të mbajmë një event kaq të madh në nivel ambasadorësh e diplomatësh nga e gjithë bota në OKB, një event që ka qëllim promovimin e verës “Testing vine – Shijo verën”, për të prezantuar verat tona të Stone Castle, pikërishtë, me ambasadorët dhe përfaqësuesit e tyre në OKB në NY, së bashku me disa figura të njohura të komunitetit shqiptarë, në një event të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës. Ku në mesin e ambasadorëve  ishin dhe miqt tanë të njohura nga SHBA, Austria, Gjermania, Franca, Britania, Tailanda, Zvicra, Finlanda, Maqedonia, Filipinet, Singapori dhe të tjerët, ne kemi qenë të nderuar nga prania e ambasadorit Frank Wisner dhe Ambasadorin Rosemary DiCarlo”.

By admini