Djersa e ndeshjes fituar me mund në Royhajë futbollistëve të Otrantit iu shkon kot, humbasin në tavolinë 3:0?
Një lajm shumë të keq për futbollistët e Otrant Olimpikut por edhe sportdashësit e qytetit të Ulqinit ka publikuar Faqja Liga e dytë e Malit të Zi. Kështu sipas kësaj faqeje Otrant Olimpik pritet se do të humb në tavolinë ndeshjen e fituar me djersë të madhe dje në Rozhajë me rezultatin teknik 3:0.
Arsyeja e këtij dënimi të pamerituar që pritet të ndëshkohet Otrant Olimpik është ankesa nga ana e Ibrit për prezencen në lojë të futbollistit Jabuçanin të Llovqenit i cili është në regjistrim të dyfishtë edhe për ekipin tonë. Jabuçanin sipas kësaj ankese ka luajtur numrin pre 15 lojë të lejuara, 11 në kampionat dhe 4 në kup.
Nëse ankesa e Ibrit do të ketë bazë atherë përveç humbjes në tavolinë të ndeshjes së djeshme pritet edhe të dënohet me heqje pikëve në tabelen e klasifikimit.
Futbollisti i lakuar Jabuçanin, sipas nje deklarate te udheheqesve te klubit te Otrantit ka luajtur në këtë ndeshje si zevendësues nga minuti i 74-të.
Nëse epilogu i gjithë kësaj do të jetë negativ për Otrantin, atherë kjo do të jetë një goditje shumë e rëndë për ekipin tonë dhe e gjithë kjo jo për faj të sportisteve.