Në prani të rreth 800 shikuesve në një nga lojërat më të mira të deritanishme, futbollistet e Otrant Olimpikut nga qyteti i Ulqinit arritën fitore të pastër 2:0 në ndeshjen kryesore të javës së nëntë të Ligës së II-të të Malit të Zi.
Nga fillimi i ndeshjes deri në fund të saj ulqinakët treguan superioritet në të gjitha drejtimet. Trajneri Xhemal Kapllanebegu kishte vendosur ekipin në fushë më së miri dhe rastet për shënim ishin te shumta.
Pjesa e parë e ndeshje përfundoj pa gola. Në pjesen e dytë ulqinakët ngritën nivelin e lojës dhe futbollistet si Senika, Rexha, Muharremi, Matunoviq, Kurti e sidomos Markoviq i cili ishte edhe më i miri në fushë arritën të shpërbleheshin me dy gola, Mollabeqiri nga penaltia dhe supergol nga 30m i të riut Markoviq.
Edhe pse kësaj xhirojeje ulqinakët vazhdojnë të mbajnë bindshëm kreun e renditjes me 21 pikë. Në ndeshjen e radhës Otrant Olimpik do të pres Radniçkin e Beranës.
Tabela
1.Otrant 21
2.Kom 20
3.Radnički 17
4.Ibar 15
5.Cetinje 14
6.Berane 14
7.Mornar 12
8.Jezero 10
9.Igalo 9
10..Bratstvo 8
11.Čelik 5
12.Grafičar 0
Video: A. Murati