Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” njofton të gjithë adhuruesit e natyrës dhe bjeshkatarisë se në kuadër të aktiviteteve të saj të rregullta, të dielën, më 25 shtator 2016, organizon daljen në Mozhur.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që sa më shumë të rinj dhe familjarë të dalin dhe të njohin zonat tona të bukura, që nuk janë të pakëta.
Dalja në Mozhur, e cila është relativisht e lehtë, është një rast i bukur për të shijuar pamjet panoramike mahnitëse.
Ejani dhe na bashkëngjituni.
Orari:
8:00 – Grumbullimi para Autoservisit “Millenium” në Kodra
8:05 – Nisja nga Kollomza dhe ecja nëpër këto vende të bukura:
– Ballaban
– Sojmirë
– Ublat e Preç Palit
– Antenat (Mozhur)
Pas qëndrimit, pushimit dhe fotografimit në pikën më të lartë tek Antenat në Mozhur, kthimi prapa në të njëjtin relacion.