Nga Argëzon Sulejmani

Të merkurën, në hapërsirat e Bibliotekës së Spitalit të përgjithshëm të Tivarit u mbajt pritje ceremoniale për donatorët që kontribuan gjatë këtij viti për përmirësimin e kushteve në këtë institucion.

Drejtori i këtij institucioni, Dr Igor Karishiku, theksoi rëndësinë që ka secila ndihmesë në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve. I njëjti theksoi se, në këtë takim nuk do bëjmë garë se kush sa donoi por do të përpiqemi që kësisoj të përçojmë klimën e bashkëpunimit dhe humanizmit si bashkësi dhe si shoqëri.

Në takim ishin të pranishëm dhjetëra përfaqësues të shumicës së donatorëve, ndër ta dhe kryetari i komunës së Tivarit, z. Dushan Raiçeviqi. Për donacionin e dhënë në favor të rritjes së cilësisë së shërbimeve në këtë spital, mirënjohje e radhës iu nda Fondacionit “Trojet tona” dhe familjes Kurmemaj (Dina dhe Ahmet) me veprimtari në ShBA.

Fondacioni dhe familja në fjalë janë emra të njohur humaniteti dhe angazhimi në trojet e vendlindjes duke dhënë kështu një shembull të mirë se distanca fizike nuk mund të na ndajë me njerëzit dhe tokën të cilës i takojmë.

By admini

Leave a Reply