Sot z. Asdren Çelaj është emëruar nënkryetar i Komunës së Gucisë, kështu mësohet nga një shkrim i tij në rrjetin social. Z. Çelaj në zgjedhjet e fundit lokale në Guci ka qenë pjestar i Lëvizjes për Guci, shkruan Ulqini Online.

Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e z. Çelaj.

Të dashur bashkëvendas, qytetarë të nderuar,

Ju njoftoj se sot Kryetari z. Baliq më ka emëruar në postin e Nënkryetarit të Komunës së Gucisë.

Falënderoj Lëvizjen për Guci dhe të gjithë ata që na përkrahen, duke ju siguruar se do të punojmë çdo ditë me përkushtim e përgjegjësi morale, profesionale e kombëtare në përmirësimin e kushteve jetësore për të gjithë qytetarët tanë.

By admini