MUNDËSITË E PËRFSHIRJES NË POLITIKAT KULTURORE, POGRAMET SPORTIVE DHE EDUKIMIN JOFORMAL

OJQ Horizonti i Ri, në kuadër të projektit “Të rinjtë në dialogun ndërkulturor”, i cili mbështetet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave – Drejtoria për Interkulturalizëm, organizoi një panel diskutimi me përfaqësuesë të Komunës së Ulqinit dhe aktivistë rinor.

Panelistet e ftuara, Merita Subashiq – sekretare për Kulturë dhe Veprimtari Shoqërore, Enisa Martinoviq – sekretare për Rini dhe Sport dhe Aldina Koliq Nikoçeviq – udhëheqëse e sektorit për veprimtari shoqërore ndanë pikëpamjet dhe përvojat e tyre mbi përfshirjen e të rinjve në politikat kulturore, programet edukative dhe proceset shoqërore në nivelin lokal.

Merita Subashiq theksoi rëndësinë e afirmimit dhe promovimit të të rinjve në komunitetin tonë, duke vënë theksin mbi kulturën si një faktor të rëndësishëm të kohezionit shoqërorë. “Kultura është elementi lidhës që na bashkon të gjithë ne. Bashkëpunimi me të rinjtë dhe përparimi në kuptimin kulturor janë domosdoshmëri për Ulqinin dhe për të gjithë Malin e Zi. Në këtë kontekst, znj. Subashiq nënvizoi përkushtimin e Qeverisjes Vendore për të përfshirë të rinjtë në proceset kulturore dhe për të promovuar diversitetin kulturor të komunitetit. Në këtë kontekst ajo ftoj të pranishmit të kontribuojnë në procesin e hartimit të Programit për Zhvillimin e Kulturës të Komunës së Ulqinit, për periudhën 2025 – 2029.

Enisa Martinoviq ofroi një panoramë të përpjekjeve të Komunës së Ulqinit për të përkrahur të rinjtë dhe për të përfshirë opinionet e tyre në hartimin e Planit Lokal të Veprimit për Rininë. Ajo theksoi rëndësinë e ideve dhe sugjerimeve që vijnë nga të rinjtë, në zhvillimin e projekteve të dobishme për komunitetin.
Për të rritur ndërveprimin dhe angazhimin e të rinjve, znj. Martinoviq drejtoi disa pyetje për të kuptuar sfidat dhe nevojat e të rinjve, duke pyetur për pengesat që të rinjtë hasin në Ulqin dhe idetë që ata kanë për të përmirësuar cilësinë e jetës në komunitet.

Alldina Koliq Nikoçeviq zhvilloi një sesion interaktiv me të rinjtë duke trajtuar koncepte kyçe për rëndësinë e tolerancës në një shoqëri multikulturore. Ajo inkurajoi të rinjtë të ndajnë opinionet e tyre mbi përkufizimin e tolerancës, duke sjellë raste nga jeta e përditshme ku toleranca ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve midis kulturave të ndryshme. Diskutimi preku edhe ndikimin e mosnjohjes së kulturave të tjera në marrëdhëniet ndërmjet grupeve, ndikimin pozitiv të interkulturalizmit në zhvillimin personal, dhe rolin që mund të luajë arsimi në promovimin e një kulture më tolerante dhe të hapur ndaj diversitetit kulturor, etnik dhe gjuhësor.

Ky projekt zbatohet në parneritet me OJQ “Këndi i Tolerancës”, në kuadër të fushës së Mbrojtjes dhe Avancimit të të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave – Interkulturalizmi, për vitin 2024.

By admini