
Ka shumë vite që Ulqini po përpiqët të tërhjek një turizëm nga vendet perendimore,sikur se atë që e kishte dikur,por pa sukses. Ata që kalojnë pushimet verore në këtë qytet janë qytetaret ish Jugosllavisë, duke filluar që nga Kosova, Bosnja, Serbia, Maqedonia e Veriut, etj, pa harruar këtu edhe një pjesë të madhe të mergatës nga Europa dhe SHBA-ja. Ajo që kemi kuptuar nga dyndja e madhe e turizmit e këti qyteti gjatë verës,nuk mund të themi se nuk grumbullon të ardhura,dhe
kjo është një gjë pozitive për banorët e këti vendit dhe komunën. Por ne si vizitor,që vijm nga mergata, interesi ynë është pak më i veçantë,që së paku ta shofim këtë vend sa ma mirë,sa më të pastërt,sepse secili prej nesh edhe pse jotojmë larg,i kemi bërë disa investime tona aty,dhe nganjiherë jemi të brengosur kur shofim nga viti në vit,se gjendja ka filluar të ndryshoj jo për të mirë.
Ulqini po merr imazhin e një qyteti jashtë Europës. Duhet të bëhemi të sinqert,të pyesim vehten:a është ky Ulqini që ne pretendojmë ta kemi?Mendoj se kemi të drejt si shtetas dhe si taksapagues te pasurive tona të patundura,të pyesim për gjëndjen e katandisur të asajë treve. Nga bisedat me bashkvendasit tanë në vendlindje,ku edhe ata shprehin brengosjet për të ardhëmen e fëmive të tyre,duke thënë se:”Ulqini menaxhohët nga shumica e kuadrove,të cilët nuk kanë as kualifikime dhe as trajnime për fushat e manexhimit,dhe se problemi më i madh është ligji i cili mundëson partit politike ti sjellin në pushtet kuadrot që ndoshta se kanë iden fare se si manexhohët”.
Kritikat që vin nga pushuesit përtej oqeaneve dhe kontinenteve,duke folur për përvojat e tyre nga fushat e turizmit të vendeve nga ata vin,ç’do herë e më shumë bie në veshët e shurdhët!.
Thuhet se: të mençurit dëgjojn dhe të përfitojnë kurse injorantet e përbuzin dhe asnjëherë nuk mësojnë,sepse ata nuk i lejon egoizmi. Menaxhimi është dituri dhe përvojë dhe nëse këto manexhohen keq nuk ka mundësi të japin rezultatin e duhur ate mund ta kuptosh kur dështon në aplikimin e medodave,që tregon se asgjë nuk lëvizë nga vendi,por edhe kur dështon duhet zgjuarësi ta kuptosh dhe të pranosh që ke dështuar.
Vizitorët nga mergata që vijm aty për të kaluar pushimet verore,por jo të gjithë kanë mundësi ti shofin parregullësit,sepse ka edhe prej atyre që ju konvenon ti thyejn rregullat,duke shitur mend me
veturat e tyre,që na vëjnë në dyshim,se a janë pjesë e integrimeve perendimore ku ata jetojnë?
Nëse flasim për një vend turistik siç është Ulqini,gjëja kryesore për një turizëm të shëndoshtë është që të aplikohët ligji
adekuat,sepse njeriu nga natyra vepron njëjtë në çdo vend,dhe kur ai shef që ligji i toleron,ka nga ata që e shfrytzojn për të keq. Diçka që nuk e kemi parë tek ai vend,se gjatë sezonit turistik nuk e di a egzistojn inspektoret e fushave përkatëse për kontrollin e ushqimeve që shitën në çdo cep me frigoriferët që kanë zënë rrugët e
ngushta duke shkuar në plazhet e destinuara. Disa nga plazhistët,që kanë humb lidhjen me koshiencën e tyre humane,apo mbase u ka ”rënë sheqeri”,ndalojn vend e pa vend për akullore që shiten për skaj rrugës,duke bllokuar të gjithë trafikun e rrugicave të ngushta me pluhur sikur në Kandahar. Andaj edhe ky turizmi ka rregullat e veta”si të jet vendi bahet edhe kuvendi. Sipas të dhënave të bashkvendasëve aty,thuhet se,:të ashtuquaturat ”të mira detare”,të cilët i hyjn rend restoraneve shitoreve dhe plazheve në Ulqin për ti dënuar për gjërat më banale,që s’kanë të bëjnë asgjë me rregullat dhe mbërotjen e shëndetit të pushuesëve në atë vend,përkundrazi,ata mbrojn xhepat e”bosave”të tyre duke mbledhur”haraçin”. Nuk kemi parë as që kemi dëgjuar për asnjë”ekip”të ngritur i cili mirret me konstatimin dhe analizat e gjendjes së pastertisë së ujit të detit gjatë verës në plazhe ashtu siç e shofim në botën e civilizuar,se a është uji i ndotur apo jo?Dhe nëse po,të mbyllen plazhet deri sa të pastrohet uji për ti preventuar viruse të ndryshme që nuk ke mundësi ti shmagësh gjatë muajëve të verës në këtë vend. Këto janë fakte që po ndodhin gjatë verës vite me rradhë në Ulqin,dhe për fat të keq ne po heshtim,dhe ai që ngrit zërin për këto fakte,dalin disa të tjerë duke ju kundërvu me kritika:”po ku jeni rritur ju,edhe atje ku jetoni ka gjëra të tilla,përse vini nëse nuk ju pëlqen”etj,etj”,merreni me mend,se këto njerëz na e paskan privatizu edhe”hisen” tonë,atyre
kjo gjëndje ju është shëndrruar në normalitet. Ne kemi përgjegjësit tona për vendlindjen,nuk mund të heshtim ndaj të kqijave,sepse këto dëmtojn vendin dhe imazhin,ulin vlerat e pasurive tona në atë vend!.Nuk duhët rënë viktimë i atyre që ende mendojn,”Ulqini floriri”,JO,sepse kjo nuk është e vërtet,së paku jo gjatë stinës së verës. Ulqini përveç ”aromave”në çdo skaj shoqërohët edhe me plot zhurma nga më të ndryshmet,që nuk i lejojn pushuesit të bëjnë gjum të rehatshëm,që nga plazhi i vogël e deri posht në Shtoj. Po në cilin vend të botës egziston kjo,që mos të rrespektohën pushuesit?
Zhurma të krijuara nga njerëzit e ideologjive egoiste me prapavi që duan Ulqinin ta drejtojne drejt errësirës,që kanë për qëllim dëbimin e
pushuesëve nga Ulqini,sepse nga vendet që vin ata,kanë dështuar,dhe duan edhe Ulqinin ta çojn drejt dështimit. Është më se urgjente që kjo gjendje të ndryshojë,Ulqinit ti krhehet dinjiteti,ti rikthehët shkelqimi nëse duam ta kemi flori. Nëse gjëndja nuk ndryshon,vendi do mbetët në mëshirën e injorantëve,egoistëve pa vizion,do mbetet vendi i një shtrese që adhurojn vdekjen dhe jo jetën,vendi ku ujrat e zeza notojn mbi qiell të hapur,vend i botës së tretë,prandaj ai vend do të vizitohët vetem nga ata”pushues”që edhe atje ku jetojn nuk i shohin mbeturinat para derës së tyre,dhe as nuk kanë vesh ti dëgjojn zhurmat që ndjellin trishtim që nga mengjesi e deri në mbrëmje. Por ata që kanë sy për ti parë e veshë për të dëgjuar,mesiguri që nuk do të vijn aty për tu verbuar,shurdhuar e për tu infektuar me virozat fizike dhe psikologjike,mbase pas të gjithave që themi,ndoshta ky është edhe qëllimi i armiqëve të Ulqinit.
Gusht / 2024