Doktori i njohur i qytetit tonë, dr. Vebi Çobi, me grupin e të rinjëve të Ansamblit ‘’Trojet tona’’ ka kthy në vëmendjë një valle pothuajse të harruar të trevës së Anës së Malit por jo vetëm.

Në një emision në televizionin e Malit të Zi ata kanë interpretuar ndër të tjera edhe vallen ‘’Kush po vjen me xanë një valle’’ e cila në të kaluarën ka qenë pjesë e pandashme të dasmave dhe gazmendeve familjare, shkruan Ulqini Online.

Në këtë paraqtije përveç të rinjëve bie në sy paraqitja mbresëlënëse e doktorit të njohur në qytetin tonë i cili këngën e ka pas hobi që në fëmijëri. Paraqitja dhe kurajoja e doktor Vebi Çobi për të rikthyer këtë këngë burimore nga shumë të tilla meriton lëvdatë dhe përgëzime.  

By admini