Sot është një ditë e rëndësishme për gratë, e cila nuk mjafton për të shprehur me përulje mirënjohjen për dashurinë dhe sakrificat e jashtëzakonshme që gratë kanë dhënë për begatinë e familjes dhe zhvillimin e shoqërisë, thuhet në një kumtesë për opinion të Forcës së Re Demokratike për festën e 8 Marsit, transmeton Ulqini Online.

Krahas proceseve demokratizuese, gjatë dekadave të fundit shoqëria është përfshirë në një proces emancipimi gjinor. Por, emancipimi gjinor është ende prapa shkallës së demokratizimit të shoqërisë.
Vendi jonë do të bëhet një vend edhe më i bukur, vetëm me gra të lumtura e të realizuara në çdo aspekt dhe të barabarta me burrin si në jetën publike dhe atë profesionale.
Fuqizimi i grave i bën sfidat më lehta!
Andaj, sot shprehim një falenderim të veçantë për nënat dhe gratë shqiptare për energjinë, kontributin dhe përkujdesjen e tyre në punë dhe në shoqëri.
Të bekuara qofshin vajzat e gratë shqiptare kudo në botë! Gëzuar!, përfundon kumtesa e Forcës së Re Demokratike.

By admini