Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), fuqia e këtij tërmeti në hipoqendër (fokus) ka qenë 2.4 njësi të shkallës Rihter.
Tërmeti është regjistruar në orën 22 e 12 minuta, 6 kilometra nga Ulqini me epiqendër 12.5 kilometra thellësi.
Edhe pse tërmeti u shoqërua me zhurmë, ai nuk shkaktoi shqetësimin e qytetarëve. Është ndjerë në zonën e Ulqinit por edhe të Tivarit, veçanërisht në katet e larta të objekteve.