Ilustrim
Ekipi i njësisë së Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore në Ulqin është sulmuar fizikisht mbrëmë rreth orës tre pas mesnate gjatë kohës që ishte duke ofruar ndihmë mjekësore.
“Me atë rast është lënduar tekniku mjekësor dhe ka marrë një plagë të hapur. Ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit dhe aktualisht ndodhet në pushim mjekësor”, njofton Instituti, shkruan cdm, transmeton Ulqini Online.
Nga ky institut iu bëhet thirrje qytetarëve që të respktojnë punëtorët shëndetsor.