Prishtina

Një ditë pas përleshjeve midis Policisë së Kosovës dhe grupeve të serbëve lokalë të cilët tentuan të ndalonin kryetarët e sapozgjedhur të hynë në vendet e punës, situata në veriun e Kosovës, është e qetë.

Siç raportojnë mediat kosovare, pranë ndërtesës së Komunës së Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, ka prani të Policisë së Kosovës.

Dje, Policia e Kosovës asistoi tre kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që të hynin në ndërtesat komunale. Këto ndërtesa, paraprakisht ishin përdorur nga institucionet paralele serbe.

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, të shtunën ka hyrë në objektin komunal pa ndonjë telashe. Rreth orës 10:00 ai ka hyrë në komunë për të vazhduar punën, nën përcjelljen e mbrojtjes së afërt. Megjithatë, në afërsi të komunës po qëndrojnë njësitë speciale të Kosovës, si dhe KFOR-i.

By admini