Ilustrim

Gjatë kësaj fundjave me datë 25.02.2023 në qytetin e Kakanjit u mbajtë turneu ndërkombëtar Kakanj open 2023. Ky aktivitet i taekwondo-së grumbullojë 640 sportistë, 49 ekipe nga 5 vendet e rajonit. Ekipi nga Ulqini u paraqit me 20 sportistë. Suksesi për ekipin nga Ulqini ishte: gjith]sejt 🏅17 medalje, 🥇11 të arta, 🥈4 të argjendit, 🥉2 të bronzit dhe 🏆🏆dy trofe.
Medalistët:
🥇Riad Dervishi, Berina Mustafa, Sara Kraja, Merisa Malokraja, Amra Dushku, Amell Nuti, Denis Coba, Gabriel Jankoviq, Eren Karaminxhoja, Harun Dervishi, Adnan Mekic
🥈Ajan Brashnjani, Hava Malokraja, Enes Dushku, Gani Resulbegu.
🥉Erdi Resulbegu, Noar Mavriq
Sportistët më të sukseshëm në disciplinën e ndeshjes me nga tri ndeshje të fituara, ishin Sara Kraja e cila shpallet sportistja më e sukseshme në kategorinë junior🏆 dhe Eren Karaminxhoja në kategorinë pionir.
Sportistët më të sukseshëm në disciplinën e formave ishin Berina Mustafa dhe Amell Nuti.
Në rënditjen e përgjithëshme klubi i Taekwondo-së Ulqini fitoi trofeun e vendit të parë në disciplinën e formave, dhe trofeun e vendit të dytë në disciplinën e ndeshjeve kategorija junior.
Falenderojmë prindërit për përkrahje dhe sposnsorët, Hana Tours dhe Palata Venezia.

Përgaditur nga:
Fikret Dushku, prof.

By admini