Evenimenti kulturor dhe tradicional në Malësi « Karnevali Koret 2023 » do të mbahet në Tuz nga 18.02. – 21.02.2023.

Këtë vit, evenimenti Karnevali Koret vjen me këtë program:

  1. 18.02.2023 në 20h – “Ballo nën Maska – Grupi MARS” – Restoran Troja
  2. 19.02.2023 në 13h – “Karnevali i fëmijëve” – Tuz
  3. 19.02.2023 në 19h – “Mbrëmja e humorit – Bashkim Alaj dhe Malësori”– Tuz
  4. 20.02.2023 në 19h – “Nata e Saragave dhe Grupi MARS” – Tuz
  5. 21.02.2023 në 18h – “Mbrëmja finale dhe Sabri Fejzullahu” – Tuz

    Këtë vite, gjatë mbrëmjeve të Karnevalit, do të organizohet edhe “Carnival bazar” në qendër të Tuzit.

    Në karnevalin e Tuzit, tashmë rregullisht marrin pjesë ekipet mysafire nga qytete të tjera të Malit të Zi dhe rajoni, gjë që i jep këtij manifestimi një karakter më të gjerë rajonal. Andaj, edhe sivjet pritet një eveniment i bukur kulturor që do të mbledh një numër të madh qytetarësh nga qytete të ndryshme të Malit të Zi dhe rajoni

By admini