Në gjimnazin “Vëllazërim- bashkim”, ditën e sotme u bë shpërndarja e diplomave të gjuhës gjermane për nxënësit e vitit të katërt. 10 nxënës u pajisen me Sprachdiplom I. Ky ështy vetëm hapi i parë drejt qëllimit përundimtar, kurse hapi ardhshëm për të fituar diplomat Sprachdiplom II pason më vonë. Me këto dy diploma, nxënësit fitojnë të drejtën e studimit të drejtëpërdrejt në Gjermani, kështu thuhet në shkrimin e këtij institucioni në rrjetet sociale, transmeton Ulqini Online.

Hapjen e kësaj ceremonie e bëri drejtoresha e shkollës Ardita Koka Kovaçi së bashku me kryetarin e Komunës së Ulqinit Omer Bajraktarin dhe me profesorin e gjuhës gjermane Tomas Kumer.

Sa është e rëndësishme për këtë gjimnaz dhe sa është krenare foli vetë drejtoresha e ktëij institucioni duke theksuar se i dëshiron shumë sukses nxënësve por thekson dëshirën e saj që këto nxënës kontributin ta japin ne vendin e tyre.

Edhe 3 nxënëse që u pajisën me diploma, folën për rëndësinë e kësaj diplome dhe mundësitë shtesë që ju ofron.

Pas ceremonisë, të gjithë të pranishmit u ftuan në një koktej rasti të përgatitur nga udhëheqësia e shkollës.

By admini