![Ardita kovaçi pret Gjeke Gjonaj](https://ulqini-online.com/sajti/wp-content/uploads/2022/05/drejtoresha-gjimnayit-te-ulqinit-ardita-kovaci-pret-gjeke-gjonaj.jpg)
Gjimnazin e Ulqinit sot e vizitoi publicisti dhe gazetari i njohur Gjekë Gjonaj. Z. Gjonaj u prit nga drejtoresha e këtij institucioni Ardita Kovaçi dhe disa nga mësimdhënësit e aktivit të Gjuhës e letersisë shqipe. Me këtë rast kësaj vatre të arsimit z. Gjionaj i dhuroi libra nga krijimtaria e tij.
‘’Sot shkollën tonë e vizitoi gazetari dhe shkrimtari Gjekë Gjonaj i cili dhuroi për librarinë tonë disa nga botimet e tij. Gjejmë rastin ta falenderojmë dhe njëherit ta ftojmë edhe si mysafirë në një orë letrare me nxënësit tanë’’, kështu shkruan në faqen e Gjimnazit të Ulqinit, transmeton Ulqini Online.
Gjimnazi i Ulqinit gjatë këtij viti ka realizuar disa aktivitete letrare ku veçohen ai kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar Gjergj Fishta. Në këtë institucion është hera e parë që kishte një veprimtari të tij unike për këtë figurë të madhe të letrave shqipe.