Nga Ali Gjeçbritaj
Ervin dhe Lumnije (Subashi) – Kantor me banim në SHBA në fillim të vitit shkollor 2021/22 ndihmuan shkollën fillore “Gj.K-Skënderbeu” në Ostros me 1200 dollarë amerikan. Mjete këto dededikuar shkollës në këtë fillim viti për blerjen e mjeteve të domosdoshme për nevojat e shkollës. Sipas fjalëve të drejtorit të shkollës z. Beqir Berjashi këto mjete të cilat erdhën me kohën dhenë momentin e duhur do të shfrytëzohen kryekëput për nevojat e domosdoshme të shkollës. Ai falënderon çiftin bashkëshortor Kantor. Përndryshe Lumnije Subashi –Kantor është me origjinë nga Boboshti i Krajës.
Krahas këtij donacioni duhet cekur se edhe Shoqata “Të ndihmojmë Krajën në kohë covidi”, organizuar nga dr. Selatin Kraja nga Njujorku shkollës i ndau mjete dezinfektuese anti covid të mjaftueshme për terë vitin shkollor. Edhe “Porto of Adria” për të gjithë nxënësit e klasës se parë dhuroi çanta, mjete tjera mësimore dhe një telefon celular për nevojat e shkollës i cili iu dha mësuesit të klasës së parë Sami Dodiq.
Drejtori i shkollës shton se edhe KKSH me kohë shpërndau Abetaren gjithëkombëtare dhe fletoret e punës. Me këtë rast, shton ai “pata rastin dhe kënaqësinë e veçantë që krahas kryetarit të KKSH-së, z. Faik Nika të pres edhe z. Agim Berdyna, zyrtar i lartë në Ministrin e Arsimit të Republikës së Kosovës i cili ka pas dëshirë që të vizitoj shkollën në Krajë”.
Drejtori Berjashi nder të tjera në fund shton se në këtë vit shkollor mësimin në shkollën e Krajës e ndjekin 83 nxënës të shpërndarë në 10 paralele, shtatë në shkollën amë dhe tri paralele të ndara në Arbnesh, Bobosht dhe Skje.