Nga vaksinimi në Ulqin

Në Mal të Zi me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit deri tani janë vaksinuar 48.4% të banorëve të moshës madhore dhe janë rivaksinuar 43%.

Deri tani janë dhënë 418 mijë e 150 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Siç shkruan rtcg, dozën e parë e kanë marrë 221 mijë e 498 persona ose 35.7%, kurse dozën e dytë 196 mijë e 652 ose 31.7% të numrit të përgjithshëm të banorëve, transmeton Ulqini Online.

Të rikujtojmë se vaksinimi masiv kundër Covid -19 në Mal të Zi ka filluar me 4 maj të këtij viti.

By admini