Shpërndarja e librave për nxënësit e shkollave fillore do të fillojë të marten. Siç mësohet nga një burim i të përditshmes Vijesti nga Ministria e arsimit, shpërndarja e librave do të bëhet nëpër shkolla dhe pastaj është detyrë e shkollës që ti shpërndaje te nxënësit, për nxënësit është përgjegjësi e shkollës, thanë ata nga departamenti i arsimit, transmeton Ulqini Online.
Këtë vit të gjithë nxënësit e shkollave fillore do ti fitojnë librat falas ndërsa shkollat veç kanë marrë instruksionet për shpërndarjen e tyre.