Foto: Nik Gjeloshaj, fb

Kryeministri i Shqipërsië Edi Rama takoi sot në Tuz kryetarin e Komunës së Tuzit z. Nik Gjeloshaj si dhe dy deputetet shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegun dhe Fatmir Gjekën.

”Në takim diskutuam mbi ngjarjet e fundit politike në vend, problematikat dhe diskriminimi që po u bëhet komunave shqiptare në Mal të Zi nga ana e Qeverisë së re. Poashtu, e njoftova kryeministrin me mënyrën e funksionimit dhe projektet zhvillimore që Komuna e Tuzit ka për këtë vit”, kështu shkruan z. Gjeloshaj në një shkrim të tij në rrjetet sociale për këtë takim, transmeton Ulqini Online.

Kryeministri Rama uroi për mënyrën e funksionimit të mirë të administratës lokale të udhëhequr nga shqiptarët në Tuz. Sipas z. Gjeloshaj, Rama theksoi se shumë shpejti do të kemi një takim tjetër ku do mund të diskutojmë në mënyrë të detajuar mbi situatën aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi, problematikat dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre, si dhe mbi projektet e ndryshme me interes të përbashkët.

Në takim të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Komunës së Tuzit Ivan Ivanaj, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Ridi Kurtezi, si dhe deputetët shqiptarë të Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka.

By admini