Mediat shqiptare njoftuan pardje, zbulimin e një varri masiv të viktimave të komunizmit në Përmet. Zbulimi u bë aksidentalisht nga një firmë ndërtimi. Për një shumicë të mediave shqiptare, zbulimi i këtij varri masiv, u trajtua si diçka e re, si një “lajm”, sikur nuk e dinin deri tani se anë e mbanë Shqipërisë, ka varre masive të tilla nga periudha e komunizmit, të zbuluara dhe të pazbuluara. Varre të tilla masive viktimash të pafajshme të komunizmit ka gjithandej, të nderuar: Buzë Dajtit, nën pallatet e larta në Tiranë dhe në qytete të tjera. Në brigjet e liqenjve due të lumenjve. Shkoni kërkoni brigjeve të Lumit Buna dhe Drinit në Veri të vendit, si dhe përgjatë kufirit, mund të shkelni mbi to kudo. Do “zbuloni” mjaft eshtra, megjithëse eshtrat e shumë viktimave të komunizmit, lumi Buna dhe Drini i kanë përcjellë në Adriatik due nuk gjënden më, përfshirë edhe eshtrat e At Gjergj Fishtës dhe të shumë anëtarëve të elitës antikomuniste, jo vetëm në Veri, por anembanë Shqipërisë.
Heshtja e medias, heshtja dhe mosveprimi i organeve qeveritare dhe shtetërore shqiptare, heshtja e përfaqësive diplomatike Perëndimore në Tiranë — në lidhje me varrezat masive të komunizmit në Shqipëri është e turpshme, moralisht dhe ligjërisht e pamundur për t’u mbrojtur, as në nivel kombëtar, as ndërkombëtar. Fatkeqësisht, duket sikur ekziston një marrëveshje e shëmtuar, e heshtur midis të gjitha këtyre palëve, për të mos i trazuar ujërat për krimet e komunizmit dhe për të mos u përballur seriozisht me të kaluarën komuniste në Shqipëri. E kam thënë shpeshherë, kjo heshtje është e turpshme due e pa moralshme, sidomos, për Perëndimorët në Tiranë, të cilët, ndryshe nga kjo klasë politike shqiptare e tre dekadave të kaluara, për çështje të tilla, diplomatët perëndimorë duhej të udhëhiqeshin nga vlera të tjera morale dhe drejtësie për çeshtje të tilla siç janë krimet e komunizmit në atë vend.
Nuk mund të vendoset një drejtësi e re në Shqipëri pa u marrë me krimet e vjetra të komunizmit në Shqipëri dhe nuk mund të heshtë drejtësia e re,përfshirë SPAK-un ndaj përgjegjësisë dhe pandëshkueshmërisë për ato krime nga organet e sotme të drejtësisë shqiptare. Të gjithë Perëndimorët deklarohen shpesh se mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Vërtetë!? Si mund të konsiderohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE kur, si asnjë vend tjetër në Evropë, Shqipëria ka refuzuar për tre dekada tani për t’u përballur, seriozisht, me krimet e komunizmit? Flitet për vlera të përbashkëta me perëndimin, apo jo. Për të cilat vlera?
“Fatkeqësisht, duket sikur ekziston një marrëveshje e shëmtuar midis të gjitha këtyre palëve, për të heshtur për krimet e komunizmit dhe për të mos u përballur seriozisht me të kaluarën komuniste në Shqipëri”
“Heshtja e medias, heshtja dhe mosveprimi i organeve qeveritare dhe shtetërore shqiptare, heshtja e përfaqësive diplomatike Perëndimore në Tiranë, është e turpshme, moralisht dhe ligjërisht e pamundur për t’u mbrojtur”.
Thua nuk e di Ministria e Brendshme se ku gjenden varreza të tilla masive anembanë Shqipërisë? Prokuroria vendase duke marrë parasysh deklaratën e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë ku njoftoi, dy javë pasi ishin zbuluar varrezat, se ato mund të ishin të kohës së mesjetës. A nuk mund të bashkrendojnë informacionin për këto varreza, Ministria e Mbrendshme, Ministria e Kulturës dhe Prokuroria për periudhën që i përkasin këto varreza. Duket se institucionet vendit kanë diçka për fshehur. Pyetja që çdo shqiptar/e duhej të bëjë, pse nuk bëhet më shumë për të identifikuar varreza të tilla masive dhe për t’i mbrojtur si vende të shenjta, jo vetëm në Përmet por anë e mbanë Shqipërisë, me qëllim, mbi të gjitha, për të lehtësuar dhimbjet e familjeve të atyre viktimave të pafajshme të komunizmit, por edhe epër hir të së vërtetës historike? Unë e kam ndjekur deri diku veprimtarinë në Shqipëri të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Pse nuk pyet media se pse nuk zbatohet një marrëveshje për gjetjen e personave të zhdukur në komunizëm, midis këtij enti ndërkombëtar dhe qeverisë, shqiptare?
Ja rekomandimet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur:
Autori i shkrimit, Frank Shkreli ka botuar në gazetën “Telegraf” më, 2 qershor 2021, edhe shkrimin me titull “Të zhdukurit e periudhës komuniste në Shqipëri kërkojnë drejtësi!”, ku lexuesit tanë mund ta gjejnë në këtë