Ditët e parë të muajit korrik  mund të karakterizohen si mjaft të mira sa i përket numrit të mysafirëve që janë duke pushuar në qytetin e Ulqinit.

Plazhet e mbushura, rrugët me fluks të madh të automjeteve sidomos gjatë pasdrekave tregojnë se sezoni turistik tashmë ka filluar. Pasdekën e së dielës kolona e automjetëve shkonte nga qendra e Shtojit deri në qytet, shkruan Ulqini Onlie.

Për të përditshmen malazez Vijesti, qiramarrësi i plazhit të njohur Copacabana në Shtoj z. Prelë Shkreli, tregon se sezoni i sapo filluar është më i mirë edhe se ai i vitit 2019 për 5 deri 7 përqind. Ai poashtu shton se sipas parashikimeve të tyre në Ulqin këto ditë mund të jenë rreth 45000 mysafirë.

Sipas të dhënave zyrtare që vine nga Organizata turistike e Ulqinit të datës 09.07.2021 në Ulqin janë regjistruar gjithsej 17235 mysafirë që duhet të jetë larg numrit real.

By admini