Nga Jeremy Hurewitz*

Në fillim të pandemisë kam shkruar për përvojën time me tregjet e lagështa të Kinës kur kam jetuar në Shangai në mes të viteve 2000.  Mençuria konvencionale në atë kohë – dhe në pjesën më të madhe të 14 muajve të kaluar – ishte se aty ishte “grand zero” e COVID-19.  Kjo ishte e kuptueshme: kishte të ngjarë se këtu kishin lindur SARS dhe “ Gripi  i shpendëve”  dhe shkencëtarët kishin thënë për vite me radhë se ishin ato burimet kryesore e  këtyre sëmundjeve.
Por historia tjetër e origjinës sipas të cilës COVID-19 ,doli nga një laborator virologjie në Wuhan – kohët e fundit ka fituar më shumë besueshmëri.

Zëra të respektuar si Bernard Roizman, një virolog në Universitetin e Çikagos, i kanë shtuar besimin e idesë, e cila është se puna e pakujdesshme në një laborator kërkimesh lëshoi ​​virusin.  Sapo të kishte arritur publikun në Wuhan, xhindi veçse kishte dalur jashtë shishes, për të thënë kështu.  Dhe kjo është kur gjërat bëhen vërtet të mjegullta, pasi Kina pengoi hetimin e origjinës së virusit menjëherë, duke arrestuar mjekë që folën për këtë dhe duke bllokuar hyrjen e njerëzve në vendndodhjet, pra ata  që mund të kishin  paralajmëruar  dhe ndihmuar shkencëtarët botëror.

Në vend që të lejojë një hetim të fortë e rigoroz, Pekini pretendon se COVID-19 origjinoj  jashtë Kinës dhe u soll atje përmes mallrave të importuara, pavarësisht se nuk ka asnjë provë që e mbështet këtë.

Në të njëjtën kohë, Kina me
sukses po e largonte botën nga mbajtja e përgjegjësisë së vet si krijuesi i pandemisë.  Australianët kërkuan një hetim përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të arritur në fund të mënyrës se si ka origjinën COVID-19.  Reagimi kinez ishte intensiv dhe çoi në tarifa mbi mallrat australiane – një kërcënim kundër çdo vendi tjetër që guxonte ta konsideronte Kinën përgjegjëse.

 Kina gjithashtu përdori peshën e saj diplomatike në rritje për të shmangur përgjegjësinë.  Kreu i OBSH-së është kritikuar në mënyrë të përsëritur se ka qendruar shumë afër Kinës dhe nuk është përpjekur aq shumë sa të kërkojë nga kinezët të jenë më transparent.  Kina ishte në gjendje të manovronte në mënyrë efektive një ekip të shkencëtarëve vizituesish  të OBSH-së duke iu dhënë atyre informacione të mjaftueshme dhe kinëse të dobishëme, por jo dhe aq informacione të mjaftueshme që do të thonin ndonjë gjë të veçantë lidhur me origjinën e virusit.

Ndërsa po  lëvizim drejt asaj që shpresojmë të jetë një verë e mbushur me gjërat që duam dhe i kemi lënë në pritje për një kohë të gjatë, duhet ti kërkojmë Kinës llogari të  plotë dhe transparencë lidhur me  origjinën e COVID-19. 
Ne duhet të insistojmë që tregjet e saja të lagështa, pavarësisht nëse ato ishin origjina e COVID-19 apo jo, të jenë shumë më të rregulluara.  Ne duhet të kuptojmë masat mbrojtëse që Kina i vendos kur eksperimenton me viruse të rrezikshme dhe duhet të sigurohemi për hapat që ajo do të ndërmarrë  për të mos lejuar që një sëmundje tjetër në të atdhmen të përhapet nga laboratorët e saj.

Qershor 2021

*Jeremy Hurewitz është një ish-gazetar dhe aktualisht është këshilltar  për sigurinë kombëtare për “Joseph Rainey Center” si dhe drejtor  i kurimit i “NationSwell”.

Marrë nga usatoday.com
(Për shkak të qartësisë shkrimi është i shkurtuar)

Përktheu nga anglishtja:
Xheladin Zeneli

By admini