Gjatë muajit maj, në Ulqin dhe në Shkodër u realizua një hulumtim me punëdhënës, drejtorë, menaxherë, pronarë të kompanive turistike, përkatësisht me persona që njohin mënyrën e funksionimit të subjekteve të përzgjedhur për tu intervistuar. Qëllimi kryesor i këtij anketimi ishte të hulumtojë kërkesat e tregut të punës në sektorin e turizmit, për të rinjtë në Mal të Zi dhe Shqipëri, respektivisht në Ulqin dhe Shkodër.

Të dhënat u mblodhën në terren në 34 subjekte turistike (23 në Ulqin dhe 11 në Shkodër), respektivisht në ndërmarrjet aktiviteti kryesor i të cilave është ofrimi i shërbimeve turistike, si: hotele, restorante, agjenci udhëtimi, etj.

Secila prej të dhënave të përfituara nga ky hulumtim përfaqëson informacion të dobishëm për të rinjtë, mbi bazën e të cilave ata mund të vërejnë se cilat janë kërkesat e tregut që kanë të bëjnë posaçërisht me interesat e tyre.

Kjo analizë u realizua në kuadër të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit ndërkufitar IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale e Malit të Zi (CFCU). Projekti zbatohet nga organizata World Vision Albania në partneritet me OJQ “Horizonti i Ri”, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim-Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e OJQ Horizonti i Ri dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Rezultatet e hulumtimit mund t’i lexoni KËTU.

By admini