Ilustrim: Nga nje ndeshje e Pro beach soccer-it në Ulqin

Organizata Turistike: MBI 100 GAZETARË SPORTIV NGA RAJONI KËTË JAVË NË ULQIN

Kjo sezonë turistike mund të themi që ka filluar shumë mirë. Gjatë gjithë majit një numër i madh i gazetarëve ka vizituar komunën e Ulqinit, dhe ky trend do të vazhdojë edhe gjatë muajit qershor.

Në këtë gjë ka kontribuar pregaditja kvalitative që është bërë për pritjen e mysafirëve, çmimet e volitshme dhe shërbimit të akomodimit, si dhe situata mjaft e mirë epidemiologjike.

Mbas qëndrimit të grupeve të gazetarëve në Ulqin gjatë tërë muajit maj nga të gjithë vendet e rajonit ku edhe janë vërtetuar në pregaditjen e sezonës, çdo gjë tashmë është gati për ardhjen e kolegëve të tyre që përcjellin sportin.

Me 3 dhe 4 qershor në plazhin e madh të Ulqinit do të mbahet „Montenegro Pro Beach Soccer – Ulqini 2021“, gjegjësisht turneu i parë mbarëkombëtar i futbollit për gazetar sportiv.

Ndjenja për të luajtur në plazhin e gjate 12 km, është një ngjarje unike që do të mbledhë mbi 100 gazetarë sportiv nga të gjithë vendet rajonale. Ato me kënaqësi kanë pranuar ftesën tonë për të qenë pjesëmarrës të këtij turneu dhe për këtë gjë i falendërojmë përzemërsisht.

Hapja solemne do të mbahet me 3 qershor në plazhin Tampico beach, ndërsa finalja do të mbahet me 4 qershor në Safari Beach & Camping.

Organizata Turistike e Ulqinit fton të gjithë dashamirësit e sportit dhe turistët që të përcjellin këtë manifestim.

By admini