Sot, e marte me, 04.05.2021 filloi vaksinimi masovik i popullatës në qytetin e Ulqinit me vaksinen Sinofarm. Qendra e vaksinimit gjendet në kuadër të Stacionit të autobusëve të Ulqinit, kështu mësohet nga drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin Dr. Sadije Hollaj.

Orari i vaksinimit është çdo ditë nga ora 08-20h me dokument identifikues pa nevojë të regjistrimit paraprak.
Gjithashtu, mësohet se kanë mbërritur numër i mjaftueshëm i vaksinave Astra Zeneca për qëllime të rivaksinimit.

Procesi i rivaksinimit (doza e dytë e vaksinës) do të vazhdojë sipas protokolit në Shtëpinë e Shëndetit, mësohet nga drejtoresha Hollaj.


By admini