Kryetari i deritashëm i PDS , Millo Gjukanoviq përsëri është zgjedhur dje në këtë funksion. Në kongresin e nëntë të jashtëzakonshëm të PDS, nënkryetar janë zgjedhur Ivan Vukoviq, Jevto Erakoviq, Sanja Damjanoviq dhe Abaz Dizdareviq.
Sië shkruan rtcg, Në pjesën punuese të kongresit, përveç liderit dhe nënkryetarëve janë zgjedhur edhe 178 anëtarë të këshillit qendror të PDS. Gjukanoviq në kongres ka theksuar se kjo parti ka treguar se më tepër e donë Malin e Zi sesa pushtetin. Ai ka shtuar se PDS do të vazhdojë që edhe më me përkushtim të luftojë për vlerat superiore , Malin e Zi demokratik, për demokraci shumë etnike , perspektivën evropiane të shoqërisë. Ai ka theksuar se kongresi i është kushtuar sfidave, me të cilat, siç ka shtuar ai ballafaqohet Mali i Zi.
“Ne duam ti kundërshtojmë sulmet nacionaliste të cilat përpiqen që ta ndryshojnë karakterin shtetëror, që në vend të një shteti laik të kthehet në shtet teokratik”, ka theksuar Gjukanoviq.