Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” e përjetoi rëndë lajmin për vdekjen e laureatit të saj të I-rë dhe mikut të sinqertë, akademikut Jevrem Bërkoviq. Ikja e Bërkvoqit është një humbje e madhe për gjithë komunitetin artistik në përgjithësi dhe për “TEUTËN” në vecanti, kështu thuhen në telegram ngushëllimi dërguar familjes Brkoviq nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”.

Roli i Bërkoviqit në ngritjen e “TEUTëS” ishte thelbësor, për cfarë do t’i jemi mirënjohës përgjithëmonë. Ndërsa fryma e shpirtit të tij njerëzor dhe e krijuesit të mirëfilltë, do të vazhdojë të shperndahet nëpëmjet rrugëtimit të cilin e filluam bashkë nën emrin e mbretereshës sonë ilire.

Ngushëllime familjes, miqve dhe mbarë komunitetit artistik. I përjetshëm kujtimi i tij!, përfundon telegram ngushëllimi dërguar familjes Brkoviq nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”.

By admini