Si pasojë e përmbytjeve të fshatrave afër lumit Buna jeta e banorëve të kësaj zone është vështirësuar shumë. Njëjtë është situata edhe në fshatin Lisën Bore.

Siç mësohet nga banorët e fshatit, banoret hasin në vështirësi të mëdha. Fshati është i izoluar tërësisht dhe i vetmi mjet për tu furnizuar me ushqime dhe gjësende apo e për të dalur në punë është lundra, shkruan Ulqini Online.

Qytetarët që na kanë kontaktuar shprehen thellësisht të zhgënjyer për mosinteresim të autoriteteve lokale.
”Ku vallë ndodhet ky vend, a i përket Komunës së Ulqinit, pse nuk ka interesim për këta banorë?”, pyet Edona nga ky fshat.

Banorëve të këtyre fshatrave ju duhet ndihmë.

Më poshtë mund të shikoni dy video materiale për vështirësit me të cilat po ballafoqohen banorët e zonës.

By admini