Ministria e Shëndetësisë ka miratuar masa të reja në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit, sipas të cilave, ndër të tjera, është e ndaluar të organizohet pritja e Vitit të Ri në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Masat do të jenë të vlefshme deri më 11 janar dhe janë në dispozicion në faqen e internetit të Qeverisë, shkruan Ulqini Online.

Sipas masave te reja, është e ndaluar të organizohen të gjitha tubimet profesionale dhe shkencore (seminare, kongrese, etj.) në periudhën nga 28 dhjetor deri më 11 Janar.

Shtetasve të huaj u duhet një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë për të hyrë në Malin e Zi.

Masat e reja ndalojnë trafikun e pasagjerëve ndërmet qyteteve nga e premtja në ora 22:00 deri të hënën në 5 të mëngjesit, si dhe për ditët e 24, 25, 30 dhe 31 Dhjetorit dhe 1,2,6 dhe 7 janar.

Funeralet kryhen ekskluzivisht në rrethin e ngushtë të familjes, maksimumi 10 persona me respektimin e detyrueshëm të masave për mbajtjen e duhur të maskës.

Nuk lejohet puna e klubeve të natës dhe diskotekae. Orari i punës në ambientet e tjera të hotelierisë, përveç hoteleve, është nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 20:00, përveç 24, 25, 30 dhe 31 dhjetorit, si dhe 1, 2, 6 dhe 7 janar , kur lejohen vetëm shërbimet e shpërndarjes së ushqimit.

Poashtu është e mundur puna e restoranteve hotelierike vetëm për mysafirët e hotelit nga ora 07 – 16 në përputhje me rekomandimet aktuale për ofrimin e shërbimeve në restorante gjatë epidemisë COVID-19. Pas kësaj periudhe, është e mundur të përdornien shërbimet në dhomë.

Më poshtë mund ti lexoni të gjitha masat.

https://mzdravlja.gov.me/ResourceManager/FileDownload.aspx?rId=420994&rType=2

By admini